Një çift indian ka bërë dasmën në fluturim e sipër, me rreth 160 të ftuar në bordin e avionit. Arsyeja e zgjedhjes së një vendi të tillë për dasmën ishte shmangia e rregullave shtrënguese të koronavirusit.
Rakesh dhe Dakshina prenotuan një fluturim nga qyteti i Madurait dhe bënë dasmën të pashqetësuar, ndërkohë që viktimat në këtë vend e kanë kaluar shifrën 300 000.
Vendi nga ku u nis fluturimi me dasmorë nuk lejon më shumë se 50 të ftuar në dasmë. Autoritetet e aeroportit nuk ishin aspak në dijeni se çfarë po ndodhte në avion. Tashmë, çifti dhe të gjithë pasagjerët mund të ndëshkohen me ndalim udhëtimi ajror në të ardhmen.