Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sfidohet për lidershipin e partisë, në atë që konsiderohet si test për qëndrimin e tij në pushtet.
Ai do të jetë përballë rivalit historik, Gideon Saar në zgjedhjet e brendshme të partisë Likud. Edhe pse Netanyahu pritet të fitojë, për liderin veteran problemet nuk do të mbarojnë.
Ai përballet me një gjyq nën akuzat për mitmarrje dhe korrupsion dhe gjithashtu zgjedhjet e treta kombëtare në një vit, pas dy të tjerat nuk nxorën një fitues të qartë.
Netanyahu kërkon një fitore të fortë brenda partisë, dhe ka zhvilluar një fushatë të palodhur zgjedhore. Një rezultat i dobët do të tregonte se ai po humbet ndikimin në parti.