Institucionet Shtetërore të Shëndetësisë në bashkëpunim me strukturat e policisë së komisariatit të Krujës kanë vijuar inspektimet në fasoneri dhe biznese për të parë nga afër zbatimin e masave të kërkuara nga autoritetet për parandalimin e përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.
Në inspektimin e fundit të kryer nga këto institucione është vendosur gjobitja e 3 fasonerive për moszbatimin e masave higjieno-sanitare dhe distancës mes punonjësve në vendin e punës.
Ditët e fundit zonat e Krujës është kthyer në një nga vatrat më të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, kjo edhe për shkak të numrit të madh të fasonerive që ka, ku janë regjistruar 83 persona të prekur nga pandemia e Covid-19.