Bota Spanja pranë 23 mijë viktimave nga COVID-19, 378 të vdekur në 24...

Spanja pranë 23 mijë viktimave nga COVID-19, 378 të vdekur në 24 orët e fundit

Spanja regjistroi sot 378 të vdekur në 24 orë nga COVID-19 duke e çuar bilancin total nga sëmundja në vend në 22 902 të vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Dje, bilanci ditori u ul në 367 të vdekur, një prej bilanceve më të ulëta që prej një muaji në vendin e tretë më të prekur në botë pas SHBA-së dhe Italisë.

“Pandemia si pasojë e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 000 personave në Europë, tre e katërta prej të cilëve në Itali, në Spanjë, në Francë dhe në Britaninë e Madhe”, sipas një bilanci nga burime zyrtare.

Me një total prej 120 140 të vdekur për 1 344 172 raste të konfirmuara, Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19, që ka shkaktuar vdekjen e 197 303 personave në botë.

Italia që numëron 25 969 të vdekur dhe Spanja 22 902 të vdekur  janë vendet europiane më të prekura, ndjekur nga Franca me 22 245 të vdekur dhe Britania e Madhe me 19 506 të vdekur.