Aktori Xhevdet Ferri u dërgua sot në banesën e fundit përmes një ceremonie familjare.
Familja respektoi vendimin e tij për të mos bërë një ceremoni shtetërore, por gjithçka të ishte brenda rrethit familjar dhe të miqve, modeste, siç ishte edhe vetë ai gjatë gjithë jetës.
Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u ka thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.
Xhevdet Ferri u dërgua sot në orën 13:00 në banesën e fundit duke lenë një boshllëk të madh në Kinematografinë shqiptare.