Një prej kantierëve të ndërtimit në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë është bllokuar nga Inspektoriati i Punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë.
Drejtori i Inspektoriatit, Arben Seferi tha se kanteri i pallatit shumëkatësh do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit të punës.
“Sa kemi mbaruar një proces inspektimi në të cilën kemi verifikuar shmangien në ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke bërë pezullimin dhe mbylljen e kantierit të ndërtimit deri në marrjen e masave për normalizimn e të gjithë procesit”, u shpreh Seferi.
E pranishme në inspektim ishte edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila foli për kontrollet kundër punës në të zezë, duke theksuar se objektivi i Qeverisë nuk është dëmtimi i biznesit, por puna e pastër dhe për këtë kërkoi ndërgjegjësimin e sipërmarrësve.