Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik përditësoi shifrat e 24 orëve të fundit të COVID-19.
Janë konfirmuar 7 raste të reja, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 320 207
Shkodër 110 74
Krujë 105 11
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31 3
Korçë 19 19
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 9
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1