Televizioneve shqiptare i është shtuar edhe një bukuroshe tjetër në moderimin e emisioneve sportive.
Tashmë Ilda Bejleri, Marina Vjollca, Ina Qirjo apo kushdo tjetër do të ketë edhe një “konkurrente” të re e cila vjen nga fusha e modelingut dhe që i është bashkuar sportit.
Bëhet fjalë për Eva Muratin, moderatorja e re e cila njihet nga të gjithë si nusja e djalit të ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ka hedhur tashmë një hap të rëndësishëm në karrierë.
Pas disa viteve në drejtimin e gazetarit Dyrnjaja, tashmë “Uefa Champions League” në “Vizion Plus” do të prezantohet nga Eva.
Që nga mbrëmja e sotme do të keni mundësi të njiheni me prezantuesen e re, kjo pasi në orën 20:45 do të startojë sfida mes Portos dhe Juventusit që luhet për një vend në 1/8 të kompeticionit më të rëndësishëm europian.