Një yll i televizionit në Rusi, nuni i së cilës besohet se është Vladimir Putin, dha një shfaqje tejet erotike në dasmën e saj.
37-vjeçarja Ksenia Sobchak u martua me producentin televiziv Konstantin Bogomolov fundjavën e shkuar.
Banketi i dasmës u mbajt brenda mureve të Muzeut të Moskës, një prej muzeve më të vjetër në kryeqytetin rus.
Megjithatë përtej dasmës madhështore, pamjet nga ceremonia martesore me dyer të mbyllura, ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendje. Shkak u bë performanca e pazakontë e Ksenias.
Ish-modelja e Playboy vendosi që të surprizonte bashkëshortin e saj të ri dhe të ftuarit duke bërë striptizëm, veprim ky që sipas zërave, bëri që vjehrrit të largoheshin para se çifti të ndante tortën.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, Ksenia e njeh Putin që kur ajo ishte e vogël dhe ai ishte i pranishëm gjatë pagëzimit të saj 37 vjet më parë, duke shtuar kështu zërat se ai është nuni i saj.