Pasi Lionel Messi arriti të ngrinte përfundimisht Kupën e Botës duke plotësuar një ëndërr jo vetëm të veten, por të një kombi, ai nuk mund ta festonte momentin vetëm me shokët e tij të skuadrës, stafin e trajnerëve dhe familjen.
Para ngritjes së Kupës, Messi duhej t’i bënte një lëshim emirit të Katarit dhe të vishte një mantel të zi.
Gjithashtu, turku Nusret Gokçe, i cili është bërë i famshëm për restorantet e tij të biftekut, si dhe nga mënyra se si e hedh kripën mbi to, tërhoqi vëmendjen veçanërisht për foton e tij me më të mirin e Botërorit.
“Salt Bae” përdori miqësinë e tij me Gianni Infantinon, kreun e FIFA-s, për të përfunduar në barin e stadiumit Lusail në përpjekje për të bërë një foto me Messin. Por ky i fundit, a nuk e njihte, a bënte sikur nuk e njihte, apo e njihte vërtet por nuk ia ndjente, kjo nuk dihet, pasi dhe turku është i famshëm në specialitetin e tij. Megjithatë Nusreti u injorua tërësisht nga Messi.
Një komentues shkruan me ironi se Messi meriton një tjetër Kupë Bote që nuk i dha dorën Nusret Gokçes.
Messi deserves another World Cup for not giving a single fuck about Salt Bae pic.twitter.com/EIsM8lnc8S
— Bobby Reagan (@BarstoolReags) December 19, 2022