Sport “Botërori më i keq i të gjitha kohërave”, motra e Ronaldos vlerëson...

“Botërori më i keq i të gjitha kohërave”, motra e Ronaldos vlerëson vetëm finalen: Mbappe nuk është real

Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, nuk e kafshon asnjëherë gjuhën kur diskuton për ndeshje të mëdha që pëfshijnë vëllanë e saj apo rivalët e tij.

Edhe pse shumica e fansave të Nr.7 nuk donin që Lionel Messi dhe Argjentina të fitonin finalen kundër Francës të dielën, ajo ka ndjekur ndeshjen dhe ka shijuar barazimin e pabesueshëm 3-3 që përfundoi me fitoren e amerikanojugorëve 4-2 me penallti.

Katia Aveiro e ka quajtur Botërorin e Katarit si më i keqi i të gjitha kohërave dhe vlerësoi vetëm finalen.

“Kupa më e keqe e të gjitha kohërave… që për fat të mirë na dha një finale të madhe. Ç’ndeshje! Urime Argjentinës”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale, ndërsa vlerësoi Kylian Mbappe, i cili arriti të realizojë 3 gola në finalen e madhe, por pa mund ta fitojë atë. Në anën tjetër, asnjë fjalë për Messin.

“Ky djalë është joreal. Ç’e ardhme e ndritur e pret. E pabesueshme”, shkruan motra e Cristianos për yllin francez.