Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho do të përballet me një paralajmërim nga ana e policisë për shkelje të masave të qeverisë për distancim social për shkak të koronavirusit.
Special One u fotografua në një park të Londrës ndërsa stërviste tre lojtarë të rinj të Tottenham, një aktivitetet ky i ndaluar plotësisht nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Në foto shfaqen Davinson Sanchez dhe Ryan Sessegnon, së bashku me Serge Aurie ndërsa bëjnë vrap krah për krah në një park në veri të kryeqytetit britanik.
Mourinho, edhe më parë është paralajmëruar nga klubi i Tottenham për një seancë stërvitore të organizuar me disa lojtarë të tjerë të skuadrës në Barnet.