Bota Koronavirusi, jep dorëheqjen shkencëtari kryesor i BE

Koronavirusi, jep dorëheqjen shkencëtari kryesor i BE

Kreu i Këshillit Kërkimor Evropian, Mauro Ferrari ka thënë dorëheqjen nga organizata më e madhe shkencore e bllokut, për shkak të mënyrës se si unioni e menaxhoi krizën e koronavirusit.

Ferrari ishte emërua president i Këshillit Kërkimor Evropian në 1 janar të këtij viti. Propozimi i tij që këshilli të krijonte një program të veçantë të drejtuar në luftimin e Covid-19 ishte refuzuar unanimisht nga organet drejtuese.

Përmes një deklaratë për shtyp, ku njofton dorëheqjen, Ferrari shpjegon se vendimi i tij erdhi pasi ishte thellësisht i zhgënjyer me reagimin e BE ndaj pandemisë dhe se nuk mund ta duronte dot më këtë situatë.

“Kam parë shumë humbur besimin dhe tek vetë sistemi”, shkruan Ferrari.

Komisioni Europian e konfirmoi dorëheqjen e profesorit Ferrari përmes zëdhënësit të saj Johannes Bahrke.