Ish-presidenti i SHBA, Barak Obama, është “thellësisht i shqetësuar nga drejtimin që po merr vendi” dhe është duke u përgatitur për të zbritur fushë për të ndihmuar demokratët për humbjen e Donald Trump në vitin 2020.
Ky vendim i ish-presidentit u bë i ditur nga Valerie Jarrett, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Obamës në Shtëpinë e Bardhë, e cila zbuloi idetë e ish-presidentit, në një intervistë në BBC.
Administrata e presidentit Trump po bën gjithçka që mund të heqë të gjithë trashëgiminë e Omama-s dhe ish-presidenti pritet të ndihmojë në fushatën elektorale, kryesisht përmes turneut për prezantimin e librit të tij të fundit, me përfshirje më të madhe se ato për zgjedhjet afatmesme të vitit të kaluar.