Një objekt me identitet ende të paqartë ka kaluar dje më 1 Dhjetor pranë planetit tonë, i tërhequr nga graviteti i Tokës.
Objekti, që mund të jetë një asteroid ose një detrit hapësinor, i pagëzuar me emrin 2020 SO, ka kaluar në distancën prej 50 mijë km pa asnjë rrezik për ne. Kalimi i tij është ndjekur nga teleskopë në mbarë botën, pasi me sy të lirë ishte e pamundur të dallohej. U zbulua nga astronomët në 17 Shtator nga teleskopi Pan-Stars 1, fillimisht u identifikua si asteroid me përmasa të 4-12 m diametër.
Vrojtime të mëtejshme pas zbulimit, të kryera edhe nga teleskopi Cassini, kanë ngritur pikëpyetje dhe kanë hedhur hipoteza se mund të ishte një detrit hapësinor, ndoshta i raketës Alfa Centauri, e përdorur në 1966 nga NASA për misionin e sondës Surveyor 2, që u përplas në sipërfaqen e Hënës në një pikë që ende sot është mister.
Megjithatë ekspertët ende nuk janë të bindur mbi natyrën e këtij objekti, i cili është përllogaritur se do të kalojë sërish pranë Tokës në 2 Shkurt të vitit të ardhshëm, por në një distancë më të largët, prej 220 mijë km.