Organizata Botërore e Shëndetësisë hedh poshtë dyshimet se koronavirusi mund të përhapet përmes ushqimeve. Dyshimet lindën pasi autoritetet kineze njoftuan zbulimin e gjurmëve të virusit në disa ushqime të ngrira dhe tek paketimet e tyre të importuara nga Brazili. Por rrezikun e infektimit nga konsumimi i ushqimeve që kanë gjurmë të virusit e hodhi poshtë shefi i emergjencave të OBSH-së Mike Ryan.
“Nuk ka asnjë provë se ushqimet janë faktor në përcjelljen e virusit. Njerëzit duhet të jenë të sigurtë për këtë. Ushqimet duhen pastruar e gatuar mirë, pasi ka rreziqe të tjera që vijnë prej tyre, por nuk mund ta vendosim ushqimin në zonën e rrezikut për infektimin nga COVID-19”.
Megjithatë, në këtë situatë pandemie ka ndodhur shpesh që OBSH të ndryshojë krejtësisht qëndrim dhe të përgënjeshtrojë për pohimet e bëra më parë. Evident është rreziku i transmetimit të virusit përmes prekjes së paketimeve të ushqimeve që mund të përmbajnë gjurmë të COVID-19ës, ndaj këshilla e përhershme është “lani dhe dezinfektoni duart mirë”.
Deklaratat, OBSH i bëri teksa në të gjithë globin, numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë globin arriti në 21 milionë, mes të cilëve mbi 750 mijë kanë humbur jetën.