“Pandemia e koronavirusit të ri është e kontrollueshme”, theksoi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus në një takim me vendet anëtare në Gjenevë.
Ai theksoi se vendet duhet të adoptojnë një qasje globale të përshtatur për situatën e tyre, me kontrollin si një shtyllë qendrore.
”Koronavirusi është një pandemi e kontrollueshme vetëm nëse vendet marrin masat e duhura për ta përballuar”, deklaroi ai.
”Vendet të gjejnë një ekuilibër të drejtë midis mbrojtjes shëndetësore, parandalimit të shqetësimeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave te njeriut”, theksoi Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në të gjithë botën, mbi 125 000 raste të kontaminimit janë identifikuar në mbi 100 vende dhe territore, duke rezultuar në vdekjen e 4 600 personave.