Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve në një ditë të vetme që prej nisjes së pandemisë.
Vendet anëtare të OBSH-së kanë raportuar të shtunën më shumë se, 212 000 raste të reja me COVID-19, ku shumica e tyre vijnë nga Amerika, përfshirë SHBA dhe Brazilin.
SHBA, e cila ka raportuar së fundmi rritjen e rasteve ditore, deri tani numëron 2.8 milionë persona të infektuar në të gjithë vendin. Ndërkohë Brazili ka rreth 1.5 milionë raste.
Për këtë arsye, zyrtar të shëndetit publik në vendet e dy kontinenteve amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet e mëdha gjatë fundjavës.
Amerika Latine dhe Karaibet kanë kaluar Evropën për nga numrin i rasteve me COVID-19 me më shumë se 2.7 milionë të infektuar.
Ndërkohë, OBSH ka bërë me dije se, ka përfunduar testimin e hydroxychloroquine si një ilaç potencial për shërimin e COVID-19. Ilaçi kundër malarias është përdorur për shërimin e lupusit dhe artritit deri tani.