Sport Sportisti 38-vjeçar në Kosovë, ndërron jetë për shkak të COVID-19

Sportisti 38-vjeçar në Kosovë, ndërron jetë për shkak të COVID-19

Një nga viktimat e fundit të COVID-19 në Kosovës është një sportist i njohur. Flamur Shasha, 38 vjeç, punonte si trajner karateje ndërsa ka qenë dhe kampion i Kosovës në këtë sport. Lajmin e ka bërë të ditur zv. ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci, ndërsa u ka shprehur familjarëve ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre.

“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha. Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar! Pushofshë në parajsë, Flamur!”, shprehet Grabovci.

Po ashtu një gjë të tillë ka konfirmuar dhe kreu i Federatës së Karatesë në Kosovë, Ismet Krasniqi, duke thënë se, Shasha ka qenë një ndër karateistët më të mirë të gjeneratës së tij në Kosovë.

“I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate. Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues.

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, thotë Krasniqi.