Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin zyrtarisht pandemi për shkak të përhapjes masive në mbarë botën.
Sipas të dhënave zyrtare, koronavirusi është përhapur në 114 vende të botës.
Drejtori i OBSH ka deklaruar se numri i rasteve me koronavirus jashtë Kinës është rritur me 13 herë gjatë dy javëve të fundit.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga nivelet alarmante”, është shprehur shefi i OKB, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Përshkrimi i situatës si pandemi nuk e ndryshon mënyrën se si vlerësohet kërcënimi i këtij koronavirusi”, shtoi ai. “Nuk do të ndryshojë ajo që ne po bëjmë. U kemi bërë thirrje njerëzve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë. I kemi rënë kambanës së alarmit fort dhe qartë”.
Pandemia është shkalla më e lartë e një sëmundje që është përhapur njëkohësisht në shumë vende të botës.