Europa duhet të bashkohet për të përshpejtuar fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19, me mbështetjen e të gjithë laboratorëve.
Ky është apeli i nisur nga drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Ai pranoi se është i shqetësuar për rrezikun e varianteve në efektivitetin e vaksinave.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se kulmi i valës së dytë të Covid është tejkaluar, por që vendi duhet të rezistojë pak më shumë për të parë efektet e vaksinimeve në presionin e spitalit.
“Në Gjermani pas kulmit të valës së dytë, unë shoh dritën në fund të tunelit”.
Ndërkohë, gati 105 milionë infeksione janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, me 2 282 477 vdekje.