Bota Lufta për vaksinat: Si filmi “Contagion” i dha mësime Britanisë

Lufta për vaksinat: Si filmi “Contagion” i dha mësime Britanisë

Filmi hollivudian “Contagion” tregoi rëndësinë e sigurimit të mjaftueshëm të vaksinave Covid-19 për përdorim pasi të jenë aprovuar, tha sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Matt Hancock tha se ai e kishte shikuar filmin, – i cili flet për një virus vdekjeprurës, – dhe këmbënguli që Mbretëria e Bashkuar të marrë vaksina të mjaftueshme për popullsinë e saj.

Ai i tha ‘LBC Radio’ se filmi i vitit 2011 tregon gjithashtu se ekziston një “debat i madh” për atë se kush duhet të ketë prioritet për vaksina.

Kjo bëri që  Britania e Madhe që përcaktonte herët “rendin e përparësisë” së saj për vaksinimin.

“Contagion”, në të cilin luajnë Gwyneth Paltrow dhe Matt Damon, pasqyronte se çfarë do të ndodhte në rast të përhapjes së një virusi nëpër botë.

Hancock tha në film tregon se “stresi më i lartë” rreth programit të vaksinave është pasi të fillonte të prodhohej.

Ai tha se filmi nuk ishte burimi i tij “parësor” i këshillave, por ai e dinte se kur vaksina u miratua kërkesa për të do të ishte “e madhe”, duke u bazuar te filmi.

“Në film tregohet momenti i stresit më të lartë rreth programit të vaksinës, nuk është në të vërtetë përpara se të mbarohet – kur në të vërtetë është shkencëtari dhe prodhuesit që punojnë së bashku me ritëm – është më pas kur ka një grindje të madhe për rendin e përparësisë”, i tha ai radios.

“Unë këmbëngulja se duhet të porosisim doza të mjaftueshme që çdo i rritur të kishte dy doza, por gjithashtu kërkuam këshilla klinike lidhur me faktin se kush duhet të ketë përparësi”.

Filmi “Contagion” u bë me shpresën se mund të parandalonte një pandemi të ardhshme në mbarë botën si koronavirus, sipas epidemiologut Dr Ian Lipkin.

Ai ishte këshilltari shkencor për filmin dhe ai tha se u desh një “kohë e gjatë për t’u provuar dhe për të marrë të gjitha detajet aq të sakta sa mund t’i bënim”.

Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 407 milionë doza të vaksinave të ndryshme të koronavirusit – më shumë se sa për të gjithë popullsinë.

Një javë më parë, BE u përfshi në një grindje shumë të madhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe firmën farmaceutike AstraZeneca rreth mungesave të vaksinave.