Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin për vetëdeklarimin e pasurisë tre “të fortëve” të Tiranës këtë të enjte.
Shtetasit Dorian Leci, Taulant Neçaj dhe Maliq Ibrahimaj duhet të deklarojnë pasurinë e tyre. Dorian Leçi është i dënuar për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.
Taulant Neçaj nga ana tjetër është dënuar për “Shkatërrim prone”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, ndërsa Maliq Ibrahimaj për “Vjedhje me armë”.