Aktualitet OFL u dërgon formularin tre të dënuarve në Laç, Kurbin dhe Mamurras

OFL u dërgon formularin tre të dënuarve në Laç, Kurbin dhe Mamurras

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

Ardit Ramaj banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arben Bajraktari banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”;

Edmond Gjinaj banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.