Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Olta Gixhari tha se bënte tifo për Dean dhe donte që ajo ta fitonte formatin.
“Dea është shumë inteligjente, e ftohtë. Do doja që Big Brother ta fitonte një vajzë, ajo e meriton. Unë bëj tifo për Dean”, tha Olta në “Më lër të flas”.
Por, nuk është e këtij mendimi motra e saj, Gerta Gixhari. E ftuar sot në “Wake Up”, Gerta tha se Dea nuk është modeli i një lojtare që mund ta fitojë atë format. Sipas gazetares, Dea nuk është aktive, nuk krijon dinamika dhe kërkon t’i japë pompozitet figurës së saj vetëm në Prime.
“Ka mbajtur opinionin e vet për Dean. Unë për Dean kam një tjetër ide. Pavarësisht se Olta ka në mendjen e vetë Dean si fituese, unë kam një opinion komplet tjetër. Dea mua më duket si një lojtare që kërkon t’i japë pompozitet figurës së vet vetëm gjatë Prime-ve. Dhe gjatë javës dhe ditëve të zakonshme Dea është komplet e heshtur. Ajo pret situata, nuk është iniciatore. Është thjesht pritëse. Për shembull, i tha Luizi ‘budallaqe’? Ajo tani do merret me këtë dhe do e trajtojë edhe në Prime. Për mua një lojtar që duhet të marrë çmimin e parë nuk duhet të jetë në këtë lloj modeli dhe vetëm të presë. Unë kam nevojë ta shikoj atë lojtar në të gjitha dimensionet dhe ta shikoj në çdo ditë të javës aktiv“, tha ajo.