Extra Tha se nuk do ta ndiqte, por Olta Gixharit nuk i ndahet...

Tha se nuk do ta ndiqte, por Olta Gixharit nuk i ndahet shpirti nga “BBV” dhe thumbon banorët

Aktorja Olta Gixhari pati deklaruar se nuk do ta ndiqte më “Big Brother VIP Albania”, por duket e vështirë që ta bëjë këtë, pasi aty ka kaluar plot tre muaj.

Ajo ka thumbuar mbrëmë banorët e “Big Brother VIP Albania” për faktin që ndonëse ajo është larguar nga shtëpia, sërish vazhdon të përmendet.

Olta nuk përmendi një emër specifik (së fundmi është përmendur nga Efi dhe Ronaldo), por gjithsesi ironizoi përmes kësaj deklarate në Twitter:

“Realisht mendoj që mund ta fitoj ‘Big Brother VIP’ edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendim, jam e bindur që në finale do kem shanset e mia.”

Një koment shumë alla Olta.

Olta ndërpreu rrugëtimin e saj në “Big Brother” për shkak të gjendjes emocionale dhe mallit për të birin, Amarin.