Pesë persona janë arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë, teksa u kapën me rreth 10 kg heroinë në një automjet, gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar sot në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare.
Aksioni është zhvilluar nga grupi operacional dhe vjen pas disa muaj hetimesh me metoda speciale.
Në operacion kanë marrë pjesë përfaqësues të Antidrogës dhe agjentë specialë, ndërkohë që operacioni ende nuk ka përfunduar