150 vite burg dha gjykata e Posaçme për 15 persona të arrestuar në vitin 2021 në kuadër të operacionit “Shpirti”, të akuzuar për trafik narkotikësh drejt Italisë dhe grup kriminal.
Dënimin më të lartë e mori shtetasi Aleks Mamaj me 15 vite burg, teksa me 3 vite burg u dënua edhe ish- efektivi i Policisë, Festim Lelaj.
Të gjithë të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Aleks Memaj – 15/10 vjet
Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj
Erind Hysomemaj – 12/8 vjet
Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet
Toni Kushi – 12/8 vjet
Mariglen Çaçi – 12/8 vjet
Aleksandër Neço – 12/8 vjet
Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)
Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet
Malton Lleshi – 12/8 vjet
Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal)
Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg
Festim Lelaj – 3/2 vjet