Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të Opinionit nga “Venecia” për “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.
Përmes një shënimi në Facebook, Balla deklaron se procesi i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas.
Sipas Ballës, propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venecias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”!
Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas👊. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion.
Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.👍🇦🇱🇪🇺”, shkruan Balla.