Edhe seanca e sotme ka nisur me debate për çështjet e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Opozita ka kërkuar që sot mos futet në rend ditë kjo çështje, pasi sipas tyre mazhoranca kërkon të kapë edhe këtë institucion. Kuvendi miratoi dje kandidaturat e Suela Popës, Edlira Luçit, Ritvan Bodes, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit.
Ndërsa sot pritet të zhvillohet seanca dëgjimore me Arben Malajn.
Edmond Spaho: Ju në mënyrë autoritaristë pa respektuar jo traditat, por as rregulla të rregullores e futet këtë në rendin e ditës dhe po votoni ata që doni ju edhe në emër të opozitës prandaj e kundërshtojmë.
Oerd Bylykbashi: Këtë që po bëni është shkelje flagrante e kushtetutës. Objektivi është i qartë, doni të kapni edhe bankat. BSH është organ i pavarur, organ kushtetues i pavarur. Çdo veprim për kapjen e BSH thyen kushtetutën. Ligji e përcakton që propozimet vijnë jo nga një organ i vetëm.
Këshilli është organi drejtues, e thotë kushtetuta. Rregullorja e përcakton qartë. Kandidaturat vijnë me 28 firma. Një kandidat 28 firma për të fragmentuar grupi dhe mos ketë kontroll nga një dorë e vetme.