Kryesore Opozita mbyll protestën, Basha: Zgjedhje me Ramën nuk do ketë

Opozita mbyll protestën, Basha: Zgjedhje me Ramën nuk do ketë

Opozita ka mbyllur protestën para Parlamentit e cila zgjati më shumë se katër orë.

Nga selia e PD, kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Ai deklaroi gjithashtu se s’do ketë asnjë pak me kryeministrin, që siç e konsideroi ai, është në ikje.

Basha: “Keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës absolute shqiptare që ka një mesazh të prerë dhe të parevokueshëm “Rama ik”. Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont shprese për çdo shqiptar. Po projektojmë një të ardhme për fëmijët e shqiptarëve. Orët e kësaj qeverie kanë nisur të numërohen mbrapsht.

Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë.

Ka ardhur koha t’i japim fund pazareve. Ne nuk do t’iu tradhtojmë. Në përballje dhe përplasje do të jem gjithmonë unë me ju”.