Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, njoftoi se opozita do të nisë nga sot përgatitjen e protestave dhe do të mbështesë çdo protestë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
“Si sot 3 vjet më parë u ula me këtë njeri për të garantuar një proces të ndershëm zgjedhor. Këtë gabim nuk do e përsëris më, opozita është e vendosur që të ndërmarrë të gjitha hapat për largimin e Edi Ramës. Vendimi ynë i parë është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës dhe nisja e organizimit të protestave të opozitës, duke nisur nga sot”, tha Basha.
“Do të bëjmë një rezistencë shembullore dhe popullore”, shtoi Basha, i cili shtoi se gjatë këtyre protestave do të respektohen të gjitha kushtet higjienike.
“Kjo është diktatura e çapës së bukës që do të marrë fund”, nënvizoi kreu i PD-së.