Politika “E diela në Tiranë”/ Videoja e Ramës: Çfarë ndodh larg Teatrit Kombëtar

“E diela në Tiranë”/ Videoja e Ramës: Çfarë ndodh larg Teatrit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur t’i përgjigjet sulmeve politike apo akuzave të shumta për shembjen e godinë së Teatrit Kombëtar në orët e mbrëmjes së ditës së sotme.

Në orët e para të mëngjesit, kryeministri postoi një video tjetër, ku vinte në pah projektet që ka realizuar qeveria dhe ato që janë kundërshtuar nga opozita.

Ndërsa pak momente më parë, ka publikuar pamjet e anës tjetër të kryeqytetit, larg vendit ku po shembet Teatri, duke paraqitur filmime të shesheve dhe rrugëve të Tiranës ku luajnë prindërit me fëmijët e tyre.