Opozita do të ulet në tryezën për reformën zgjedhore, që do të mbahet të mërkurën. Pas takimit mes kreut të PD, Lulzim Basha, dhe aleatët, vendosën të ulen kështu në tryezë me Partinë Socialiste. Në takimin që do të zhvillohet në nivel ekspertësh, opozita do të përfaqësohet me Ivi Kason, Arjan Madhin dhe Muharrem Cakën.
Pas takimit me aleatët, kreu i PD, Basha, u takua edhe me ambasadorin e OSBE, Bernd Borschard. Vendimi duket një ndryshim në strategjinë e PD, pasi në fillim, kur ftesat u shpërndanë, Lulzim Basha tha se thirrja e Kryeministrit për t’u ulur në negociata nuk mjafton. “Kriza nuk zgjidhet me tryezën e radhës”, u shpreh Basha, ndërkohë demokratëve nuk ju mjaftoi as gatishmëria e Damian Gjiknurit për dorëheqje nga bashkëkryesimi i komisionit për reformën zgjedhore, në mënyrë që opozita të bëhet pjesë e saj. “Gjiknuri duhet të jetë në burg”, thanë demokratët.
Reforma zgjedhore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira, vetëm me një kuadër të ri ligjor duket të jetë një ndër kushtet e forta për negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa vijon të mbetet një apel i qartë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.