Tri ofertat e Edi Ramës për opozitën, ndryshime në Kodin Zgjedhor, votim dhe numërim i pjesshëm elektronik, përfshi dhe ashpërsimin e dënimeve për shitblerje vote, kanë hasur në kundërshtimin e opozitës.
Demokratët i kthyen përgjigje Ramës përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
“Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: ‘Më lini t’i vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po t’i fitojë opozita zgjedhjet që unë do të vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme’”, thotë Gazment Bardhi në Twitter.