Sport Ora me vlerë… 50 euro e Lewandowskit “eklipson” atë të Benzema që...

Ora me vlerë… 50 euro e Lewandowskit “eklipson” atë të Benzema që kushton gjysmë milioni

Të hënën u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Topit të Artë, trofe të cilin e fitoi Karim Benzema.

Në mbrëmjen gala u dhanë edhe çmime të tjera, siç ishte edhe ai i sulmuesit më të mirë, që u fitua nga Robert Lewandowski.

Të dy futbollistët u ngjitën në skenën e Théâtre du Châtelet, në Paris, dhe aty ranë në sy orët që ata kishin zgjedhur për këtë event.

Lojtari i Realit mbante një orë të markës Richard Mille, ndërsa ai i Barcelonës një orë të Casio. Që do të thotë se Benzema kishte në kyçin e tij një orë RM 65-01 Red Gold që kushton 500 000 euro, ndërsa Lewandowski një Unisex Casio Vintage, që kushton më pak se 50 euro.

Pikërisht kjo zgjedhje modeste bëri që polaku të bëhej viral në rrjetet sociale, me tifozët që theksojnë se zgjedhja e tij vjen për shkak se sulmuesin e kanë grabitur në Barcelonë, menjëherë sapo ishte transferuar nga Bayern Munchen. Dy javë pasi u prezantua, futbollistit të katalanasve iu vodh një orë Patek Philippe me vlerë rreth 700 000 euro.