Policia e Durrësit iu ka vënë “kyçin” dy lokaleve nate gjatë së shtunës, pasi në kundërshtim me aktin normativ dhe urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kishin organizuar festa me muzikë “Live” në ambiente të mbyllura.
Për shkak të shkeljes së këtij urdhri janë shoqëruar në komisariat dy administratorët e lokaleve si dhe 7 balerina që punonin në këto ambiente.
Nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë dhe masa administrative ndaj subjekteve.