Sport Osvaldo: Icardin do ta kisha goditur me grusht, me Conten do fitonim...

Osvaldo: Icardin do ta kisha goditur me grusht, me Conten do fitonim Kupën e Botës

Futbolli tani është e kaluara për Pablo Daniel Osvaldo, i cili intervistohet nga “La Gazzetta dello Sport” në periferi të një koncerti.

Megjithatë, ai mban mend disa anekdota të jetës së tij si lojtar. Duke filluar nga përplasja me Mauro Icardi, që i kushtoi atij transferimin nga Interi.

“Nëse nuk do të kishte qenë për Guarin, që ta ndalonte Mauro, ai do të kishte ngrënë një grusht të nivelit botëror. Pastaj, trajneri Mancini u detyrua të kërkonte transferimin tim, ndryshe do ta kishte humbur kontrollin e grupit”, – kujton argjentinasi i natyralizuar si italian.

Osvaldo, megjithatë, nuk ka keqardhje për atë që mund të ishte bërë si futbollist, por nuk ia doli, në të vërtetë: “Më pëlqen të bëj një jetë cigane, jo në mes të udhëtimeve me autobus dhe pushimeve të shkurtra. Një futbollist fiton mirë dhe është një figurë publike. Tani nuk e ndjek shumë futbollin. Rrallë luaj me shokët, herë pas here shikoj Boca Juniors në TV”.

Në karrierë, Osvaldo ka veshur edhe fanellën e Juventusit, ku sipas Cassano, ai mund të luante vetëm si “ushtar”. “Unë kam qenë mjaft mirë te Juve. Është normale që të kërkohet të respektosh disa rregulla, edhe për imazhin e klubit në fjalë. Nëse nuk e kuptoni, problemi është juaji”, – përgjigjet ish-sulmuesi.

Së fundi, Osvaldo bën renditjen e lojtarëve dhe trajnerëve të tij të preferuar, duke rrëfyer një ëndërr të veçantë: “Vieri është një fenomen. Totti, Buffon, De Rossi dhe Messi na kanë mësuar aq shumë. Trajnerët? Zeman, Pochettino dhe Conte. Antonio është më i madhi. Ai t’i thotë gjërat në fytyrë, por, gjithashtu, di si të të dëgjojë. Do të arrinte gjëra të mëdha, nëse bëhej trajneri i Argjentinës. Të paktën, me të do të shkonim për ta fituar Kupën e Botës”.