Extra Pa makeup, me bluzë të zezë dhe atlete! Njerëzit po e adhurojnë...

Pa makeup, me bluzë të zezë dhe atlete! Njerëzit po e adhurojnë performancën e Lady Gaga në Oscars

Lady Gaga mori pjesë në çmimet Oscar të këtij viti, ku u nominua për këngën më të mirë origjinale për ‘Hold My Hand’ nga ‘Top Gun: Maverick’.

Ajo performoi në skenën madhështore të Oscars 2023 këngën e saj, “Hold My Hand”, e veshur fare thjesht, me një bluzë, xhinse të zeza, të grisura te gjuri, atlete dhe pa makeup. Prezenca e saj frymëzoi njerëzit, ndërkohë që këngëtarja mahniti edhe njëherë publikun me vokalin e saj.

Ajo e nisi paraqitjen e saj duke dhënë një mesazh të qartë për dashurinë.

Mesazhi i saj ishte i qartë: “Mendoj se i duhemi njëri-tjetrit. Na duhet shumë dashuri që të vazhdojmë të ecim në jetë. Ndonjëherë, të gjithëve na duhet një hera. Por, ti mund të kuptosh që je vetë heroi, edhe nëse je thyer përbrenda”, tha Lady Gaga.

Njerëzit në rrjetet sociale e vlerësuan performancën e saj dhe sigurisht, vendimin për t’u paraqitur kaq thjesht në një event madhështor si Oscars. “Ajo hoqi makeup-in, veshi bluzë, xhinse, atlete Converse dhe dha performancën më të mirë në Oscars”, shkroi dikush. “Lady Gaga me fytyrën pa grim dhe veshjen e thjeshtë, duke dhuruar fjalimin më special në Oscars”, tha një tjetër person.

“Lady Gaga është thesar kombëtar. Kaq”, shkruhej në një tjetër postim.

Gaga, në tapetin e Oscars 2023 u paraqit denjësisht me një fustan mbresëlënës, të krijuar nga Versace për sfilatën vjeshtë-dimër 2023. Ajo e kompletoi look-un me një varëse me diamante.