Pacienti “0” në Shqipëri ka infektuar deri tani 9 persona.
Lajmin e bëri publik zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli sot gjatë raportimit të dy rasteve të reja me koronavirus:
“Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.”
Rasti i parë me koronavirus u identifikua në Shqipëri më 9 mars. Ai është një 28-vjeçar që kishte ardhur me makinë nga Firence më 26 shkurt.
Deri tani ai ka infektuar babin e tij, 54-vjeçar, dhe tetë persona të tjerë që kanë pasur kontakte me të.