Një mjek dhe një infermiere janë sulmuar në spitalin e Napolit në Itali, nga një pacient i cili ka qenë në pritje të marrjes së tamponit. Pacienti i dyshuar për Covid 19, humbi durimin dhe pasi hoqi maskën ka pështyrë në fytyrë me vetëdije mjekun dhe infermieren.
Të dy punonjësit e spitalit janë vendosur menjëherë në izolim dhe i janë nënshtruar analizave. Ndërsa personi që i sulmoi është larguar pa lënë gjurmë.
“Humba një mjek dhe një infermiere shumë të përgjegjshme”, ka thënë drejtori i spitalit të Napolit. “Tani ata nuk mund t’i shërbejnë pacientëve, sepse mund të jenë infektuar. Të pështysh mbi një person në këto momente, është njësoj si ta qëllosh me pistoletë”, përfundon ai, raporton Ansa.