Në Prokurorinë e Tiranës është paraqitur edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e thirrur për verifikimin që po bën organi i akuzës lidhur me padinë e Presidentit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Në vazhdën e këtyre verifikimeve që po bën Prokuroria Ballanca pritet t’u përgjigjet te gjitha pyetjeve të prokurorit Alket Mersinaj, i cili drejton këtë çështje, jo vetëm për pretendimet e ngritura nga Presidenca në adresë të Dvoranit, por edhe për vetë pretendimet e institucionit që vete Ballanca drejton.
Gjatë ditës së nesërme, Prokuroria ka thirrur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.