Presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Tiranës.
Presidenti Meta do të pyetet lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani.
Meta është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të dhënë sqarime për këtë çështje. Prokurori që po heton çështjen dhe do marrë në pyetje Presidentin është Alket Mersini.
Presidenti Meta paditi një muaj më parë kreun e KED pas përplasjes për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.
Në kallëzimin e bërë nga Presidenca, thuhet se Dvorani ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet shtetërorë.