Dihet që individë, familje, fise dhe komunitete, në momente të caktuara dhe të ndikuara për arsye të ndryshme, janë detyruar të lëvizin, nga një vend në tjetrin. Një prej tyre është edhe familja Kokoli.
Nëpër bisedat që kam shkëmbyer me bashkëqytetarin tim, Vangjel Kokoli, e kam pyetur edhe për origjinën e familjes së tij, duke u munduar gjithashtu, për t’i dhënë një shpjegim, nisur edhe nga kuptimi që mbart mbiemri i tij, Kokoli.
E pyeta për origjinën e tij, pasi më linte shumë përshtypje karakteri i tij i fortë, burrëror dhe i qëndrueshëm, i përkushtuar dhe luftarak, për t’i shkuar deri në fund, qëllimeve të drejta për të fituar mbi padrejtësitë, ku një prej tyre ishte edhe ajo misionit të tij, për të shpëtuar “Testamentin Zhapa”, nga mosekzistenca, që do të shkaktohej, nëse do të legalizoheshin veprime qëllimkeqe të individëve dhe kompanive të interesuara, për të përfituar nga shpërfillja deri në harresë, që do t’i bënin këtij testamenti të shenjtë, për nga vlerat humaniste me përmasa dhe jehonë botërore.
Jo vetëm kaq, por për të detajuar pak më shumë në këtë parantezë, po sjell, çfarë kam shprehur edhe tek shkrimi “Vetësaktifikimi i Vangjel Kokolit, për të rilindur Vangjel dhe Konstantinos Zhapën”, të publikuar para disa ditësh tek “American Eye”, jam shprehur se: “Ajo që është më e rëndësishmja, u fitua nga Vangjel Kokoli, pasi falë vigjilencës dhe luftës së tij, ndaloi njëherë e përgjithmonë, përpjekjet e një kompanie greke në bashkëpunim me një bankë greko-amerikane, të cilët ishin shumë afër procesit të finalizimit, për të privatizuar “Pallatin Zappio”, dhe do ta kthenin në një muze me vepra arti, ku mendonin të fitonim shuma të shumëfishta nga vizitorët vendas dhe të huaj! Nëse kjo do të ndodhte, do të merrte fund gjithçka në lidhje me amanetin e Zhapajve, deri në harrimin e plotë edhe të emrit të tyre, pasi privatizimi i vendoste vulën njëherë e përgjithmonë. Atë që bëri Vangjel Zhapa, duke paguar miliona franga për ta ndërtuar pallatin e tij dhe do ja grabisnin pas vdekjes, e shpëtoi Vangjel Thoma Kokoli, pa para, por me një shpirt të veçantë, të pasur dhe fisnik! Për këtë do i jemi mirënjohës, pasi bëri atë që nuk e bëri dot as shteti shqiptar!”
Pra, ajo që më shtyhu më shumë kureshtjen e origjinës së tij, ishte se Vangjel Kokoli, deklaroi në sallën e gjyqit, përpara trupit gjykues, komisionit që kujdesej për zbatimin ligjor të “Testamentit Zhapa” dhe të pranishmëve në këtë gjyq, se do të digjej përpara “Pallatit Zappios”, nëse nuk do t’i jepnin të drejtë kauzës së tij!
Duke e ditur se, familja e tij rrjedh nga Labova e Zhapës, gjithmonë kaloja ndërmend, për të gjetur përgjigjen e pyetjes: Ku e gjen gjithë këtë guxim dhe fuqi shpirtërore, për të marr këtë vendin ekstrem, jo për veten dhe familjen e tij, por për të vënë në vend drejtësinë, për çfarë kam lartpërmendur edhe në këtë shkrim?!
Duke e pyetur në lidhje me origjinën dhe pasi i jepja edhe shpjegimin tim, në lidhje me kuptimin që mbarte mbiemri i tij, Kokololi, i shpreha se: “Mbiemri juaj, lë të kuptosh, se do e ketë zanafillën nga breza luftëtarësh, pasi Kok-oli, ka kuptimin, kokë e të gjithë. Pra në shqip kuptohet, pjesa parë e mbiemrit “Kokë”dhe prapashtesa “oli”, që në greqisht, ka kuptimin “e të gjithëve”, që logjikisht jep kuptimin “Kokë e të gjithëve”, drejtues, udhëheqës, prijësa, kapedanë, …etj!
Ai e mirëpriti si shpjegim, pasi më dëgjoi, por më pas, ai filloi të më tregonte se, mbiemri Kokoli, është i ri për familjen e tij, pasi më parë, kanë patur Dede.
Do të mundohem të sjell historikun e mbiemrit Kokoli, për aq sa mbaj mend nga bisedat telefonike që kam shkëmbyer me Vangjelin!
Para 1800-s, në fshatin Salari, ishin dy vëllezër me mbiemrin Dede. Ngaqë nuk deshën të ktheheshin në mysliman me forcë nga turqit, u larguan nga Salaria dhe shkuan në Prongji të Kardhiqit.
Shkuan në këtë fshat, pasi aty jetonin në paqe, të dy besimet; si kristianët dhe myslimanët. Prej andej, të dy vëllezërit vendosën të largohen, por secili në vende të ndryshme. Njëri shkoi në Dhoksat, kurse tjetri shkoi në Labovën e Madhe, që në ato vite (ndër shekuj), ka qenë në prefekturën e Tepelenës.
Të dy vëllezërit, si ai i Dhoksatit dhe ai i Labovës së Madhe, vendosën të marrin mbiemrin Kokoli. Në Labovën e Madhe, në vitin 1908-ë, u lind edhe Thoma Kokoli, babai i Vangjelit.
Për të mësuar më shumë për origjinën dhe mbiemrin e tij, në vitin 1993, Vangjel Kokoli së bashku me mikun e tij, Genci Bajaj, shkuan në Dhoksat, për të takuar kushëririn e tij, Gaqo Kokolin, i cili ka qenë i dënuar për jetë, për çështje politike, dhe doli nga burgu në vitin 1990-të. Ajo që ishte e veçanta; në çastin kur Gaqo Kokoli u shfaq tek porta, mbante veshur tirqe dhe veshje të burrave të Labërisë, prezantim ky që të linte të kuptoje se, vazhdonin t’i rruanin traditat, si në veshje dhe në pjesë të tjera të jetës familjare.
Pasi u takuan, Gaqua e puthi në ballë dhe i tha të njëjtën histori që i kishte thënë edhe babai i tij. Madje Gaqua, këtë e kishte dëgjuar edhe nga një turk që ishte burgosur me akuzën si agjent në Shqipëri, pasi ai merrej me studimin e mbiemrave shqiptarë, se si kishin qenë para ardhjes së pushtimit Osman dhe ato që ishin ndryshuar me detyrime e në forma të ndryshme, nga kjo perandori. Pra, pasi Gaqua e pyet turkun, shpjegimi i studiuesit turk, përkonte me atë që dinte Gaqo Kokolli. Vangjeli, pasi e dëgjoi, i’u kujtua e njëjta histori, që i kishte treguar babai i tij, Thomai, i cili e kishte mësuar prej prindërve të tij, Kalopi dhe Dhimitri.
Kishte kaluar kohë, nga biseda që kisha bërë me Vangjel Kokolin, për temën në fjalë, por një ditë u rikujtua natyrshëm, pasi fola në telefon, me mikun e tij, Genci Bajaj, i cili më tregoi të njëjtën histori që kam lartpërmendur! Madje, kur Genci është prezantuar me Gaqon, ky i fundit, pasi i dëgjoi mbiemrin, Bajaj, i shprehet se, ky mbiemër, e ka origjinën nga Labëria.
Atë që desha t’ju bëja të ditur disave, pasi janë të shumtë dhe të paqartë, ata që diskutojnë rreth fotografisë së Vangjel Kokolit, që mban tek profili i tij, në Facebook! Nuk është gjë tjetër, veçse fotografia e Vangjel Kokolit, e vendosur me kompiuter, në qendër të “Pallatit Zappios”, pikërisht, ku në një nga këto kollona, prehet edhe koka e rilindasit, Vangjel Zhapa, i cile, e kishte lënë me gjallje, në testsmentin e tij! Kushdo që hedh vështrimin e parë, mbi fotografin e profilit të Vangjel Kokolit, padyshim që do e shoqërojnë edhe me paragjykime, pasi koha ka treguar, ku disa kanë abuzuar me lavdinë të fituar nga suksesi i tyre! Rasti i fotografisë së Vangjel Kokolit, është krejt ndryshe, pasi u lë të kuptojnë dhe kujtojnë, jo vetëm atyre që u përpoqën për ta privatizuar, por edhe ndonjërit që mund t’i shkojë ndërmend se “Pallati Zoppios” në Athinë nuk u mbrojt nga rastësia, por ishte Vangjel Kokoli, ai që do sakrifikonte edhe kokën e tij, për ta shpëtuar, dhe koha e vërtetoi.
Për të mbyllur shkrimin, me gjithë detajet që do kenë ndihmuar sadopak, lë të kuptojmë se; karakteri i Vangjel Kokolit. nuk është enigmatik, as rastësor, por rrjedh nga origjina, që ndër shekuj nuk tjetërsohet!
Edmond Ismailati
Qershor 2021