Franca ka kapërcyer pragun e 67 milion banorëve në 1 Janar 2020, një rritje vjetore prej 0.3 përqind, e kufizuar gjithsesi nga rënia e vazhdueshme e niveleve të lindjeve gjatë pesë viteve të fundit, njoftoi Byroja Kombëtare e Statistikave Insee.
Në vitin 2017 (viti i fundit i krahasueshëm), Franca ishte “më produktivja” në Bashkimin Evropian, me 1.9 fëmijë për grua, përpara Suedisë (1.78) dhe Irlandës (1.77).
Në vitin 2019, 753,000 fëmijë kanë lindur në këtë shtet (6,000 më pak se në 2018) dhe 612,000 vdiqën (2,000 më shumë), një plus prej 141,000, të paktën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Shkalla e pjellorisë, e cila është në rënie që nga viti 2015, tenton të stabilizohet në 1.87 fëmijë për grua, krahasuar me 1.88 fëmijë për grua në 2018.
Plakja e popullsisë
Rritja e popullsisë në vitin 2019, si në vitet e kaluara, është për shkak të më shumë lindjeve sesa migrimi neto.
Dallimi midis numrit të personave që kanë emigruar në këtë vend dhe atyre që e lanë atë është plus 45,000.
Jetëgjatësia u rrit në vitin 2019 në 85.6 vjet për gratë, dhe 79.7 vjet për burrat, duke e bërë Francën e 10-të në BE.
Në Francë, në 1 Janar, 20.5 përqind e njerëzve ishin 65 vjeç ose më të vjetër, nga 12.8 përqind në vitin 1985.