Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, ka reaguar serish sot, e mërkurë, teksa pritet qe Kuvendi i Shqipërisë ti ndezi dritën jeshile paketës ligjore antishpifje.
Në mesazhin e radhës, Lega paralajmëron se nëse administrata e kryeministrit Edi Rama kalon sot në Kuvend legjislacionin e medias, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave.
“Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.
Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan zyrtari i BE.
The @EPPGroup in the European Parliament strongly believes in opening EU membership negotiations with Albania. However, Albania needs to comply with the Copenhagen criteria, that are the basic and minimum standard for a candidate country. —>
— David Lega (@DavidLega) December 18, 2019
<— If the Rama administration approves the media legislation in plenary in its current form it will seriously endanger the chances for opening of EU membership negotiations. They need to comply with the recommendations issued by the European Commission and the Council of Europe.
— David Lega (@DavidLega) December 18, 2019