Është nënshkruar një marrëveshje qeverisjeje mes LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht mes dy krerëve përkatës, Mustafa dhe Haradinaj, duke i mundësuar këtij të fundit rikthimin në qeverisje, e kjo pas votimet e 6 tetorit e nxorën në opozitë.
“Sapo përmbyllëm një takim me Mustafën dhe me të nominuarin për kryeministër Hotin dhe ne arritëm marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re”, ka thënë Haradinaj, i cili ka bërë me dije se do marrë 5 portofole.
“Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër i parë, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheqë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika, Ministër i Arsimit”, ka thënë Haradinaj.
Ky zhvillim tenton ta largojë përfundimisht Albin Kurtin nga qeverisje, i cili, edhe pse i rrëzuar me mocion mosbesimi, vijon të drejtojë vendin në kushtet e krizës epidemike.
Gjithsesi, Kurti e konsideron si antikushtetuese këtë lëvizje, pasi e ka cilësuar të tillë pikërisht faktin se presidenti Thaëi ka mandatuar Hotin për kryeministër. Për këtë, ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, deri dhe Venecias.
Interesant është fakti se në koalicionin e ri, ndërsa LDK kërkon heqjen e plotë dhe të menjëhershme të taksës, fiks siç e kërkojnë SHBA, Haradinaj mbron të kundërtën edhe si autori i saj.