Extra Boris Johnson bëhet baba

Boris Johnson bëhet baba

Kryeministri Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar lindjen e djalit të tyre.

Një zëdhënëse e kryeministrit tha se fëmija është djalë dhe si foshnja edhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

Johnson thuhet se ka qenë pranë saj gjatë lindjes.

“Kryeministri dhe Znj.Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS në Londër”, shtoi zëdhënësja.

Symonds është rikthyer duke jetuar me Johnson, pasi ajo më parë ishte izoluar në Camberwell, me qenin e çiftit, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit.

Çifti njoftoi në mars se ishin fejuar dhe po prisnin një fëmijë.

Johnson ka edhe katër fëmijë të tjerë me ish-partneret e tjera.

Lajmi befasoi britanikët, pasi Carrie Symonds pritej të lindte gjatë verës, megjithëse asnjë datë fikse nuk ishte konfirmuar.

Kujtojmë se kryeministri britanik disa ditë më parë doli nga spitali ku qëndronte i intubuar për shkak të infektimit nga Covid-19.