Politika Pakti për emigrantët me Italinë, PD i kërkon Kushtetueses që seanca të...

Pakti për emigrantët me Italinë, PD i kërkon Kushtetueses që seanca të jetë e hapur për publikun

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që seancën për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun.

Në shkresën drejtuar këtij institucioni dhe që mban firmën e kryetarit të Grupit, Gazment Bardhi, argumentohet fakti se seanca duhet të jetë e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rendësi të veçantë.

Kujtojmë se marrëveshja me Italinë për emigrantët ka shkaktuar debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, ndërkohë që Kushtetuesja foli duke pezulluar miratimin e këtij pakti mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, edhe në Itali pakti i emigrantëve ka shkaktuar debate të forta mes qeverisë dhe partive opozitare, të cilat e kundërshtojnë marrëveshjen Rama-Meloni.