Bota Përcillen për në banesën e fundit shqiptarja dhe dy djemtë e vrarë...

Përcillen për në banesën e fundit shqiptarja dhe dy djemtë e vrarë nga rreshteri amerikan

Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj do të përcillen për në banesën e fundit ditën e sotme në Massachusetts. Ata u vranë nga rreshteri amerikan, Watson Morgan, i cili ishte babai dhe bashkëshorti i viktimave. Pas ngjarjes së rëndë, autori i dha fund edhe jetës së tij.

43-vjeçarja shqiptare dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç, dhe Liam, 10 vjeç u gjetën të qëlluar me armë në fillim të 30 dhjetorit në shtëpinë e tyre në New City. Rreshteri më pas u gjet i vdekur pasi kishte qëlluar veten me armë në kokë.

Policia e Clarkstown kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për një kontroll pasi Watson Morgan nuk u paraqit në punë dhe nuk përgjigjej në celular.

Policia ka thënë se ata besojnë se Morgan vrau familjen e tij dhe pastaj veten.

Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia përkujtimore për nënën dhe djemtë në Worcester, Mass, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, 535 Salisbury St.